Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

Në tetorin e vitit 2003, Kosova ishte një treg i ri dhe sfidues, katër vjet pas përfundimit të luftës. Në këtë kontekst hyri SIGAL, kompania pionere e sigurimeve private nga Shqipëria, me misionin që liria të shoqërohej nga siguria financiare. Më 23 tetor 2003, SIGAL filloi të siguronte investimet më të rëndësishme të familjeve kosovare, duke sjellë një frymë optimizmi dhe stabiliteti në treg. Përparim Drini, drejtor i Përgjithshëm i SIGAL Kosovës, tregon: “Në fillim ofruam kryesisht produktet bazë të sigurimeve jojetë, duke u zgjeruar gradualisht edhe në sigurimet e jetës, pasurisë, shëndetit dhe për biznese të mëdha. Prania e investitorëve të huaj, si fondi amerikan i investimeve dhe më pas UNIQA si investitor strategjik për rreth 17 vjet, ndikoi drejtpërdrejt në rritjen profesionale, teknike...