Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit
Fondi i Pensioneve SIGAL këtë muaj shënon 20-vjetorin e aktivitetit të tij, 15 vitet e fundit si fond privat pensionesh. Pas hyrjes së SIGAL në vitin 2011, fondet e administruara janë 20-fishuar, me një kurbë kthimi në rritje të vazhdueshme dhe mbi 40 milionë euro asete nën administrim sot. Me këtë rast u publikua edhe një dokumentar i shkurtër 14-minutësh për rrugëtimin dhe zhvillimin e Fondit.CEO i SIGAL INSURANCE GROUP, Avni Ponari, theksoi se krijimi i fondit ishte një nismë vizionare në një realitet ekonomik të brishtë, kur koncepti i pensioneve private ishte ende pak i njohur. Sipas tij, fondi u ndërtua si instrument kursimi afatgjatë që u jep qytetarëve mundësinë e një pensioni suplementar përkrah atij shtetëror, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të kolonave...
Burimi:
sot.com.al