Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, më 23 dhjetor, pamjet nga faza e tretë e punimeve për rehabilitimin e lumit të Gjanicës në Fier. Rama shprehet se shëtitorja anës këtij lumi është kthyer në një nga shëtitoret më të bukura të qytetit. “Lumi Gjanica në Fier, faza 3, nga një gangrenë mjedisore dhe rrezik përmbytjesh, është kthyer në një nga shëtitoret më të bukura”, shkruan kryeministri krahas videos. Siç vihet re në video, veç rehabilitimit të shtratit të lumit, në të dy anët e tij janë ndërtuar shëtitore të ndriçuara dhe kënde kreative. Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica si një nga asetet natyrore dhe rekreative më të rëndësishme në zonën urbane të Fierit.