Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

Meteorologia Ledja Porja, në një lidhje live me Klan News u shpreh se fillimi i muajit shkurt 2026 pritet që të jetë me rreshje normale shiu. Reshje me intensitet të lartë priten në qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Edhe këto rrebeshe pritet që të ndalen në ditët që pasojnë, teksa në 10 ditët e para të shkurtit pritet të mbizotërojnë reshjet e shiut. “Qarku Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë do kenë rrebeshe, por që do të zbuten në ditët në vijim. Rreshjet e shiut do jenë prezente, por situata nuk do të jetë problematike. Parashikohet që nesër e në vijim të ketë rreshje të pakëta dhe me intensitet të ulët. Era do jetë mesatare, ndryshe nga dje, që era ka qenë e fortë. Dhjetë ditëshi i...