Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Si do jetë moti në fundjavë? Borë në verilindje, priten dhe rebeshe
Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje live me Klan News dha detaje në lidhje me situatën e motit gjatë fundjavës. Osmani tha se në vijim, moti pritet që të mbizotërohet nga vranësirat. Ai tha se sidomos të shtunën e të dielën, do të ketë reshje bore në veri-lindje kryesisht, në Kukës, Peshkopi dhe Bajram Curri, si dhe në jug-lindje. Ndërsa, pjesa perëndimore pritet që të dominohet nga reshjet e shiut. Sipas tij, pritet që temperaturat e ajrit të rriten, por gjithashtu edhe era të jetë e fortë në bregdet, duke pezulluar lundrimet e varkave të vogla. “Ditën e premte do të kemi vranësira në veri, duke nisur edhe reshje të dëborës. Në orët vijuese, vranësirat të pësojnë zhvillime, duke pasur shi në Ultësirën Perëndimore dhe...