Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!
Ndërsa Italia, Greqia dhe vende të tjera në Evropë janë të alarmuara nga varianti K i virusit të gripit AH3N2, edhe në Shqipëri vijon të shihet një rritje e numrit të infeksioneve respiratorë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së fundit janë raportuar 13,500 raste, por numri i të infektuarve pritet të jetë më i lartë, pasi jo të gjithë shkojnë tek mjeku. “Nga 12,000 raste javën e kaluar, këtë javë kemi 13,500, pra ka një rritje,” u shpreh doktoresha Rovena Daja. Varianti K i virusit të gripit ende nuk është izoluar në laborator, por ardhja e emigrantëve dhe lëvizjet e shumta për Krishtlindje dhe festat e fundvitit nuk e përjashtojnë praninë e tij në vendin tonë. Ky situatë ka sjellë një rritje të numrit të pacientëve në spitale,...