Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Qeveria ka miratuar procedurat e hollësishme që i japin fund pritjes shumëvjeçare për mijëra familje dhe biznese që posedojnë ndërtesa mbi truall shtetëror. Vendimi i ri përcakton qartë se Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) do të jetë institucioni që do të udhëheqë procesin, ndërsa aplikimi do të jetë tërësisht digjital. Kategoritë që përfitojnë Procesi i kalimit të pronësisë përfshin ndërtesat e privatizuara, të cilat janë objekte të blera nga shteti, ndërmarrjet shtetërore apo ish-kooperativat bujqësore. Objekte të ngritura me leje nga bashkitë pas datës 10 gusht 1991, ku toka ka mbetur në pronësi të shtetit. Edhe nëse ndërtesa ka pësuar dëmtime strukturore, pronësia e truallit mund të përfitohet nëse objekti figuron në regjistrat kadastralë. Hapat e aplikimit dhe dokumentacioni Aplikimi nis përmes portalit e-Albania. Subjektet...