Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë
Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, në Shqipëri ato vijojnë të zënë peshën më të madhe të regjistrimeve të reja të autoveturave, duke i bërë dhe më të ndjeshme pasojat e rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), nga 17.7 mijë autovetura që u regjistruan për herë të parë në tremujorin e parë 2026, rreth 59% e tyre ishin me naftë. Pesha e makinave që regjistrohen për herë të parë dhe përdorin naftën si lëndë djegëse është më e larta në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Në vitin 2024 (i fundit kur ka informacion), në Bashkimin Europian mesatarisht rreth 15% e regjistrimeve të reja ishin makina me naftë. Vendet...
Burimi:
javanews.al