Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona
Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për numrin më të lartë të komuniteteve të huaja që jetojnë në shtetin fqinj, Itali. Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona. Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali. Në vend të parë janë të lindurit në Rumani, që janë rreth 900 mijë persona, ose 13.5% e totalit. Një pjesë e shtetasve shqiptarë të lindur në Shqipëri janë bërë tashmë shtetas...