Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar me shqetësim ndaj mosrespektimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Reagimi vjen pas një sërë denoncimesh publike dhe mediash, si dhe thirrjeve nga organizata dhe personalitete të shoqërisë civile multietnike të vendit fqinj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, UGSH e konsideron këtë praktikë si një akt goditës ndaj të drejtave themelore dhe parimeve të shtetit të së drejtës. “Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut duhet të respektojë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe, e cila është e garantuar nga Kushtetuta dhe thelbësore për bashkëjetesën dhe stabilitetin e vendit”, theksohet në reagim. Union i Gazetarëve Shqiptarë u bën thirrje mediave dhe kolegëve maqedonas të jenë solidarë dhe të...