Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, mbi 12 milionë vizitorë në 2025-ën

Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, mbi 12 milionë vizitorë në 2025-ën

Me mbylljen e vitit 2025, institucionet bëjnë edhe bilancet përfundimtare. Siç duket, sa i përket vizitorëve në vend, është thyer rekordi i një viti më parë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se është kapërcyer shifra e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj. “Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit”, tha ministri Gonxhja.