Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Në takimin me vendet anëtare mbi Planin e Përshpejtimit të Barazisë Gjinore të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala konfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për të çuar përpara politikat dhe reformat që fuqizojnë gratë dhe vajzat në vend. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se barazia gjinore është një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare dhe një element kyç në procesin e zhvillimit demokratik dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo vlerësoi gjithashtu rëndësinë e Profilit të Barazisë Gjinore për Shqipërinë, të hartuar në bashkëpunim me sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët kombëtarë, i cili ofron një analizë të detajuar të progresit të arritur dhe sfidave që mbeten përpara....