Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2025 tregojnë një ndryshim të fortë demografik për Shqipërinë. Vendi ynë ka arritur një moshë mediane prej 44.3 vitesh, shumë pranë mesatares së Bashkimit Europian që është 44.9 vjeç. Vetëm një dekadë më parë, në vitin 2015, mosha mediane ishte 34.7 vjeç, çka tregon se Shqipëria është plakur me 9.6 vite brenda dhjetë vitesh. Ky është ritmi më i lartë i plakjes në kontinent, pesë herë më i shpejtë se mesatarja europiane prej 2.1 vitesh në të njëjtën periudhë. Sot Shqipëria ka një moshë mesatare identike me atë të Çekisë dhe Lituanisë, vende që prej vitesh përballen me sfida të thella demografike. Madje, vendi ynë rezulton më i plakur edhe se fqinjët e rajonit,...