Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?
Ndërsa kërkesa globale për qendra të të dhënave po rritet me ritme të shpejta, edhe Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion potencial për investime në data centers. Faktorët kyç janë energjia, konektiviteti dhe disponueshmëria e truallit. Teknologjia cloud, inteligjenca artificiale dhe shërbimet digjitale po rrisin ndjeshëm nevojën për data centers në Europë. Në këtë kontekst, Shqipëria po hyn gradualisht në radar, falë pozicionit gjeografik, burimeve energjetike dhe zhvillimit të infrastrukturës. Sipas analizave të tregut, boshti Tiranë – Durrës mbetet zona më e fortë aktualisht për projekte të këtij lloji. Tirana përqendron pjesën më të madhe të stafit teknik, kompanive IT dhe konsumit digjital, ndërsa Durrësi ofron dalje ndërkombëtare përmes portit dhe lidhjeve të fibrës optike, duke e bërë këtë korridor ideal...
Burimi:
javanews.al