Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse
Shqipëria po vlerësohet gjithnjë e më shumë si një perlë evropiane e nënvlerësuar, duke u bërë zgjedhja ideale për pushuesit britanikë për vitin 2026. Sipas një artikulli të fundit në median britanike Express, i cili mbështetet edhe në rekomandimet e ekspertit të njohur të udhëtimeve Simon Calder, ky vend mesdhetar ofron një kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse. Çmimet janë të ngjashme me ato që Britania e Madhe kishte në vitet ’90, shkruhet në artikullin e Express. Turistët mund të blejnë një birrë për 2.20 paund dhe një kafe për vetëm 1.50 paund. Për më tepër, Simon Calder, një admirues i Shqipërisë, rekomandon që të mos humbasin qytetin e bukur të Durrësit. Për turistët që kërkojnë histori, Durrësi është destinacion ideal, i njohur për...
Burimi:
javanews.al