“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2026, duke sjellë në kujtesë rëndësinë e familjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare.  Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj nënvizoi se nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve dhe e shpresave për vitin e ri. Ai bëri thirrje për kujdes ndaj brezat e rinj, duke e quajtur investimin te fëmijët dhe të rinjtë si gur themeli për një Shqipëri evropiane.  Ai theksoi gjithashtu se viti 2025 ishte një vit sfidash dhe përpjekjesh, duke përmendur progresin në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përparimet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.  Presidenti Begaj uroi bashkëpunim dhe bashkërendim për të arritur qëllimet e interesave mbarëkombëtare dhe për...