Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku
Një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi do të kryhet gjatë ditës së nesërme (20 shkurt) në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë. ARRSH bën me dije se shpërthimi do të kryhet rreth orës 11:00–11:30, në funksion të hapjes së trasese së rrugës, pa penguar trafikun. ARRSH sqaron se punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi. “Në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç është njoftuar edhe më parë, ditën e nesërme, rreth orës 11:00–11:30, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasese së rrugës, pa penguar trafikun. Punimet janë...
Burimi:
javanews.al