Shokon gruaja nga Përmeti: Vjehrri donte të më kapte! Më thoshte “lëre burrin, më ke mua”
Gjoni ka kërkuar që të ballafaqohet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me bashkëjetuesen e tij, Julianën. Ai thotë se me të është njohur përmes lidhjeve shoqërore në Suedi. Sipas Gjonit, ajo e ka futur në një sherr me një njeri që ai nuk e njeh, por e torturonte bashkëjetuesen e tij. Juliana ndërhyn dhe thotë se bëhet fjalë për bashkëshortin, Kristo Qirollari, me të cilin është ndarë. Ajo thotë se ka qenë e dhunuar nga ish-vjehrri që “donte ta kapte.” Juliana: Ika nga ish-burri, Kristo Qirollari se isha e dhunuar nga vjehrri, donte të më kapte! Ish-vjehrri! Gjon: Ç’vjehërr paske pasur! Juliana: Çfarë vjehrri kam pasur, po çfarë të bëj unë! Te babai s’kisha ndihmë, motër s’kam! Eni Çobani: Është shumë e rëndë...
Burimi:
javanews.al