Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje
Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Thanasaj, duke shkaktuar përmbytje në rreth 30 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Banorët janë gjetur të papërgatitur për situatën, ndërsa uji ka shkaktuar dëme në bagëti, shpendë dhe prodhime bujqësore që ishin gati për treg. Një prej banorëve tha se dëmi është i madh dhe i pakthyeshëm. “Shkumbini më ka bërë dëm 2 hektarë e gjysmë lakra. Ka përfunduar çdo gjë. Nuk kemi çfarë të bëjmë, çfarë të shes në treg? Vlera e dëmit shkon te 15 milionë lekë, jam me minus tani, lekët që pata i investova të gjitha te toka. Situata është shumë keq”, tha ai. Një tjetër banor tregoi se përmbytja i ka marrë shpendët: “Pulat na ikën, na i mori uji, lopa...
Burimi:
javanews.al