Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Projekti “Pas shkolle” i Ministrisë së Arsimit tashmë u jep mundësi nxënësve që të vijojnë mësimet në shkolla edhe pasi përfundojnë procesin e rregullt mësimor, ku mund të kryejnë detyrat apo të aktivizohen në aktivitete të tjera. Projekti ka angazhuar edhe mësues pensionistë, siç është edhe Vjollca Gashi në qytetin e Kukësit. *** “Pas shkolle” është programi më i ri i Ministrisë së Arsimit për të ndihmuar nxënësit edhe pas përfundimit të procesit të rregullt mësimor. Veç ndihmës ndaj nxënësve, projekti duket se ka aktivizuar edhe mësuesit pensionistë, të cilët kanë hapësirën e duhur për t’u angazhuar sërish në profesion. Në Kukës, mësuesja Vjollca Gashi, e cila ka mbushur moshën e pensionit prej gjashtë muajsh, duke lënë pas një karrierë 43-vjeçare, është një nga mësueset...