Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat
Të enjten, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, duke nisur që në orët e para të ditës deri në mëngjes, ndërsa në zona të caktuara priten edhe shtrëngata afatshkurtra. Gjatë orëve të ditës, reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Në Alpe, si dhe në lartësitë mbi 700–800 metra në verilindje dhe mbi 900 metra në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar. Në orët e mëngjesit, përgjatë zonave luginore, si dhe gjatë momenteve me reshje shiu apo dëbore, do të ketë mjegull të dendur dhe...
Burimi:
javanews.al