Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi
Drejtoria e Shërbimit Social në Durrës këtë të hënë ka reaguar lidhur me rastin e braktisjes së tre fëmijëve të mitur nga nëna e tyre me inicialet B.B. Sipas njoftimit mësohet se së fëmijët e mitur do të ndihmohen me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre. Gjithashtu banesa do t’i nënshtrohet pastrimit dhe dezinfektimit. Pas regjistrimit të familjes si banorë të Durrësit, Bashkia do t’i përfshijë në listën e familjeve që do të strehohen në banesa sociale. Për nënën do të ofrohet një punë me orar 8-orësh dhe do të përfshihet në kurse prindërimi për të përmirësuar kujdesin ndaj tyre. Nëna do të jetë në një periudhë prove për të vlerësuar aftësinë e saj për të mbajtur kujdestarinë...
Burimi:
javanews.al