Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën
Përfaqësues të shoqërisë civile në Qarkun Korçë kanë reaguar publikisht lidhur me situatën e krijuar pas rrëshqitjes dhe bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas, segment kyç i lidhjes mes Korçë dhe Tiranë. Sipas tyre, kjo situatë ka sjellë pasoja të menjëhershme ekonomike dhe sociale për të gjithë juglindjen e vendit, duke kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, rritur kostot e transportit dhe vështirësuar funksionimin normal të bizneseve. Sektori i turizmit, transportit dhe tregtisë konsiderohet ndër më të prekurit, ndërsa devijimi i qarkullimit drejt akseve alternative ka shtuar rrezikun për sigurinë rrugore për shkak të fluksit të lartë dhe kushteve jo optimale të infrastrukturës. Shoqëria civile thekson se izolimi i pjesshëm i rajonit po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë familjare dhe në zinxhirin e furnizimit me mallra. Një tjetër shqetësim...
Burimi:
javanews.al