Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Situata në lagjen Beqirefend në Delvinë paraqitet alarmante pas rrëshqitjeve masive të dheut të shkaktuara nga moti i rënduar. Ibrahim dhe Vera Shehu janë detyruar të largohen nga banesa e tyre, pasi ajo është shkatërruar plotësisht nga rënia e masivit të tokës dhe e një qeparizi rreth 500-vjeçar, i cili u shemb bashkë me dheun mbi shtëpinë e tyre. Dy të moshuarit tregojnë me dhimbje dhe tronditje momentet e tmerrit që përjetuan, ndërsa sot apelojnë për ndihmë. Sipas tyre, e vetmja ndihmë e ofruar nga bashkia e Delvinë ka qenë fuqia punëtore për të larguar qeparizin e rrëzuar, ndërsa për strehim nuk u është ofruar asnjë alternativë, duke i detyruar të gjejnë zgjidhje tek të afërmit. Ndërkohë, situata mbetet e rrezikshme edhe për zonën përreth....