Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit
Janë rikthyer sërish rrëshqitjet e dherave në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës, raporton A2CNN. Si rezultat i reshjeve që kane vijuar përgjatë gjithë natës, mëngjesin e sotëm është bllokuar aksi që të çon drejt Kallmit, ndërsa ndërmarrjet e bashkisë po bëjnë të mundur pastrimin. Fenomeni i erozionit është rikthyer frikshëm në këtë zonë, që vazhdimisht regjistron rrëshqitje dherash dhe bllokim të lëvizjes. Sasia e konsiderueshme e dherave që ka rënë në asfalt shtrihet përgjatë ngjitjes së malores mbi Ferrarën.
Burimi:
javanews.al