Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, sipas të dhënave të fundit të Instat dhe Eurostat. Statistikat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në vend lidhen me problemet kardiovaskulare, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian kjo shifër është 32.8%, pra gati dy herë më e ulët. E ftuar në studion e emisionit “Në Kohë Reale” në RTSH, mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani tha se faktorët e stilit të jetesës po ndikojnë ndjeshëm. Për të rinjtë nën moshën 40 vjeç, sipas mjekes, mungesa e aktivitetit fizik është një nga elementët kryesorë. Po ashtu ndikojnë edhe mbipesha dhe përdorimi i drogave. “Të rinjtë, mosha nën 40 vjeç janë me risk minimal. Faktorë që ndikojnë janë mungesa e aktivitetit fizik. Gati 80% e...