Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër
Vendi vijon të përballet me motin e keq, teksa në Fier, prurjet e lumenjve kryesorë kanë sjellë probleme të konsiderueshme në disa zona. Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht, furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është në rregull, ndërsa hidrovoret janë në gjendje pune dhe gatishmëri të plotë. Megjithatë, prurjet e larta të lumenjve kanë shkaktuar përmbytje në disa zona bujqësore dhe banesa. Në lumin Vjosa, prurjet janë në kuota të larta, por me tendencë uljeje sipas të dhënave nga ura e Memaliaj. Ujërat e tepërta po tërhiqen drejt Hidrovorit të Darzezës, duke lehtësuar tokat bujqësore të përmbytura. Ndërkohë, lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, në Njësinë Administrative Fiershegan të Bashkisë Lushnje, duke sjellë prezencë uji në oborret...
Burimi:
javanews.al