Semani çan argjinaturën, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë! Autoritetet në terren për disiplinimin e prurjeve
Mesditën e sotme, lumi Seman ka çarë argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, si pasojë e prurjeve të shumta. Uji ka vërshuar përtej argjinaturës duke përmbytur tokat bujqësore dhe duke alarmuar banorët e zonës. Banorët shprehen se nuk kanë parë kurrë një nivel kaq të lartë prurjesh dhe ndihen të frikësuar për rritjen e mëtejshme të ujërave, të cilat po i afrohen zonave të banuara. “Kjo është hera e parë që ndodh kjo situatë. Është gjë tepër kritike, unë jam afro 70 vjeç dhe në këtë gjendje asnjëherë nuk e kam parë. Ndërsa im atë 98 vjeç dhe tregon që nuk është mbytur ndonjëherë kjo zonë. Këto janë gjëra të natyrës por edhe të dorës së njeriut sepse...
Burimi:
javanews.al