Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në zonën e Arrës së Gurrës në Librazhd pritej që të hapej ditën e sotme, por se kjo gjë nuk është mundësuar dot. ARRSH, me anë të një njoftimi sot në datë 23 shkurt, lajmëron se ky segment rrugor ka pësuar defekte dhe fundosje. “Segmenti rrugor në zonën e Arrës së Gurrës në Librazhd pritej të hapej sot, mirëpo ka pësuar dëmtime dhe fundosje. Për këtë arsye, nuk mund të hapet gjatë ditës së sotme. Aktualisht segmenti është i pakalueshëm. Rruga dytësore ka pësuar rrëshqitje, duke dëmtuar edhe rrugën provizore, të ndërtuar më herët”, sqaron ARRSH. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme më 22 shkurt, u bllokua rruga nacionale Librazhd-Prrenjas, teksa ura u dëmtua rëndë. Nga terreni, drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, tha dje se...