RSU Nr. 1 dhe AKR firmosin marrëveshje bashkëpunimi, më shumë mundësi zhvillimi për studentët
Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të studentëve dhe krijimit të mundësive të reja për përfshirjen e tyre në jetën sociale, kulturore dhe profesionale. Kjo marrëveshje synon të krijojë një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërinstitucional, e fokusuar në zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve, përmes aktiviteteve të edukimit joformal, këshillimit, trajnimeve dhe nismave me ndikim konkret në komunitetin studentor. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, palët angazhohen të bashkëpunojnë për identifikimin dhe orientimin e politikave rinore, përmes shkëmbimit të përvojave, ideve dhe praktikave ndërinstitucionale. Gjithashtu, do të realizohen konferenca, seminare, workshop-e, trajnime, praktika pune, konkurse dhe fushata ndërgjegjësuese, me synim rritjen e përfshirjes aktive të studentëve dhe të...
Burimi:
javanews.al