RSU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Social Shtetëror, ja çfarë përfitojnë studentët

RSU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Social Shtetëror, ja çfarë përfitojnë studentët

Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 dhe Shërbimi Social Shtetëror kanë nënshkruar një marrëveshje ndërinstitucionale, e cila ka në fokus ushtrimin e praktikës profesionale për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Fakultetit të Mjekësisë. Kjo marrëveshje, e firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i RSU Nr. 1, z. Olsi Shahini, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Reme Lala synon të krijojë kushte konkrete për zhvillimin profesional të studentëve, duke i afruar ata me përvojën praktike dhe kërkesat e tregut të punës. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, studentëve do t’u ofrohen mundësi për realizimin e praktikës profesionale, si dhe trajnime të orientuara drejt nevojave bashkëkohore të sektorit social dhe shëndetësor. Përmes kësaj marrëveshjeje, palët synojnë të forcojnë ndërveprimin mes formimit akademik dhe praktikës...