Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Situata është kthyer në kaos mbrëmjen e kësaj të shtune pas radhëve kilometrike të krijuara fillimisht si pasojë e bllokimit të aksit Librazhd-Pogradec, ku ka patur rrëshqitje dherash, e më pas edhe bllokimit të rrugës alternative Moglicë-Lozhan. Një grua e mbetur e bllokuar në Maliq për orë të tëra ndërsa tentonte të kthehej për në Tiranë ka humbur ndjenjat pas një përplasjeje verbale me efektivët e policisë, të cilëve po u kërkonte llogari. “Çfarë është kjo?! Nuk e dimë çfarë bëhet. Dua të vete në Tiranë nuk vete dot, më thanë ik në Gramsh, më kthyen. Atje më thanë ik! Ku të vete?!”, dëgjohet të thotë zonja në një video të publikuar në media. Një punonjës policie i kërkon zonjës të qetësohet por ajo ia...