Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, z. Kujtim Dervishi, në një intervistë për emisionin “Pro Business” në Tv Klan, ka shprehur optimizëm të kujdesshëm për sezonin turistik 2026, duke theksuar mundësitë, por edhe sfidat kryesore që pret sektori. Z. Dervishi deklaroi se shoqata e pret me padurim sezonin veror, i cili aktivizon të gjithë zinxhirin turistik, megjithëse bujtinat funksionojnë edhe gjatë dimrit. Sipas tij, vizitorët kryesorë të bujtinave shqiptare vijnë nga vendet nordike, Gjermania, Franca, Polonia, Çekia dhe shtetet arabe. Ai vuri në dukje se situata e luftës në Lindjen e Mesme ka krijuar një hapësirë mundësie për Shqipërinë, duke e pozicionuar vendin si një destinacion të qetë dhe pa probleme. “Ne jemi përgatitur për këtë. Parashikojmë një fluks turistik në rritje”, u...