Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit
Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së kostove nga shtrenjtimi i çmimit të karburantit dhe mungesës së reagimit institucional për dhënie kompensimi, nga java e ardhshme rrezikohet ndërprerja e shërbimit për rreth 450 linja të sektorit. Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar ditën e sotme me një tjetër letër ministrave të Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke i kërkuar ndërhyrje urgjente për dhënie të kompensimit. Në mungesë të reagimit institucional, ku prej ministrive pas takimit të mbajtur më 1 Prill u premtua për një tjetër takim që ende nuk është zhvilluar, operatorët thonë se nuk do të mund të përballojnë vazhdimin e aktivitetit. “Në mungesë të një...
Burimi:
javanews.al