Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme
Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerje të shërbimit për rreth 450 linja të këtij sektori, duke nisur nga java që vjen, për shkak të mospërballimit të kostove nga shtrenjtimi i naftës. Në mungesë të reagimit institucional, pas takimit më 1 Prill me anë të një kërkese zyrtare drejtuar dy ministrave të Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe të Infrastrukturës dhe Enea Karakaçi, operatorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente. Kërkesa kryesore e tyre mbetet, zbatimi i skemës së ngjashme me atë të vitit 2022, kompensim për naftën në vlerën 100 lekë për litër. Në të kundërt, Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se nga java e ardhshme vijimësia e shërbimit publik për qytetarët do të vihet në rrezik.
Burimi:
javanews.al