Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë
Rritja e çmimit të karburanteve është reflektuar në tarifat e transportit ndërqytetas, duke rënduar xhepin e qytetarëve. Në linjën Korçë -Tiranë udhëtarët tashmë paguajnë më shumë për të njëjtin shërbim. Bileta vajtje-ardhje ka shënuar një rritje prej 200 lekë dhe tani nga 1400 udhëtarët duhet të paguajnë 1600 lekë, një ndryshim që sipas operatorëve ishte i pashmangshëm për shkak të kostove në rritje të naftës. Qytetarët, ndërkohë, e shohin këtë si një barrë shtesë, sidomos për ata që udhëtojnë shpesh për arsye pune, studimi apo shëndetësore. Rritja e vazhdueshme e çmimeve po ndikon ndjeshëm në përditshmërinë e tyre. Nëse situata me çmimet e karburantit nuk stabilizohet, pritet që edhe tarifat e transportit të mbeten të larta, duke e bërë udhëtimin ndërqytetas gjithnjë e më të...
Burimi:
javanews.al