Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve ka sjellë boshatisjen e “Markatës së Shijes” në qytetin e Korçës. Ndryshe nga ditët e zakonshme, në këtë treg tashmë shihen kryesisht tregtarët e vegjël që ofrojnë produkte bujqësore, ndërsa blerësit janë gjithnjë e më të paktë. Sipas qytetarëve, rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë blerëse, duke mbajtur larg tregut sidomos pensionistët, të cilët e kanë të pamundur të përballojnë kostot e rritura të produkteve bazë ushqimore. “Me këto çmime nuk përballohet më. Marrim vetëm ato më të lirat dhe shumë gjëra i kemi hequr fare”, u shpreh një tragtar. Nga ana tjetër, tregtarët shprehen se situata ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve që në vendin e origjinës së produkteve. “Mall të mirë ka, por nuk...