Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Numri i lartë i lëvizjeve këtë fundvit ka sjellë edhe një rritje të numrit të thirrjeve drejtuar Urgjencës Kombëtare. Kreu i kësaj urgjence, Skënder Brataj, thotë se gjatë 24 orëve regjistrohen afro 1mijë e 300 thirrje të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Afro 60% e tyre i përkasin qarkut të Tiranës. “Në 24 orët e fundit janë 1251 thirrje, 379 vizita të kryera në banesë dhe 129 konsulta mjekësore. Janë 424 mijë e 427 thirrje nga 1 janari deri më sot, ku 265 mijë prej tyre janë nga Tirana“, tha Brataj. Problematikat më të shpeshta të regjistruara nga Urgjenca Kombëtare janë viruset në qarkullim, gripi, sëmundjet pulmonare, si dhe ato kronike. Brataj thotë se rritja e numrit të mjeteve për shkak të fluksit të vizitorëve...