Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja
Në Ditën Botërore të Veshkave, mjekët nefrologë ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të pacientëve që vuajnë nga dëmtimi i tyre. Sipas mjekes Matilda Imeri, dëmtimi i funksionit të veshkave po vjen në rritje edhe për shkak të stilit të jetesës. “Ne hospitalizojmë pacientë që nga mosha 15-vjeç. Të rinjtë zakonisht vijnë për shkak të stilit të jetesës. Është rritur numri i të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike, dhe mos mbajtja e një peshe ideale, obeziteti tek të rinjtë, ndikojnë negativisht në funksionin e veshkave”, u shpreh Matilda Imeri, mjeke nefrologe. Mjekët këshillojnë që pacientët nuk duhet të neglizhojnë asnjë çrregullim të urinimit, sepse kjo mund të jetë shenja e parë që veshkat kanë probleme me funksionimin. “Çrregullimet e urinimit, dobësia trupore, dhimbja e mesit;...
Burimi:
javanews.al