Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar
Situata në Durrës vijon të mbetet kritike për shkak të reshjeve të dendura të natës së kaluar, të cilat kanë përkeqësuar gjendjen e lagjeve dhe rrugëve kryesore të qytetit bregdetar. Sipas raportimeve nga gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, niveli i ujit në disa zona periferike ka arritur në shkallë të lartë, duke i bërë të pakalueshme disa rrugë. Rruga e Shkozetit, që të çon drejt zonës së Nishtullës, ka prezencë të madhe ujë, e cila pengon lëvizjen e automjeteve, duke e bërë zonën të papërshkueshme. Probleme të ngjashme raportohen edhe në dhjetëra lagje të ish-Kënetës dhe Porto Romanës, ku automjetet nuk mund të lëvizin. Situata ka detyruar largimin e rreth 400 banorëve nga shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë qasje të sigurt...
Burimi:
javanews.al