Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, shumë turistë që do të vizitonin destinacionet më të njohura botërore turistike si Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë anuluar prenotimet. Anisa Ceno, turoperatore në Vlorë, shprehet besimplotë se numri i turistëve që do të vizitojnë qytetin do të jetë më i lartë këtë vit për shkak të këtyre zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Sipas Cenos rritja e çmimit të naftës ka bërë që të shtrenjtohen edhe çmimet e biletave të avionëve. Për pasojë shumë turistë të huaj nga vendet europiane do të zgjedhin vendin tonë për pushime, duke kërkuar një mundësi pushimi me kosto të ulët dhe mbi të gjitha të sigurt. Operatorët theksojnë se parashikohet të ketë edhe një kohëzgjatje të sezonit turistik në...