Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme
Ulja e numrit të martesave dhe rritja e rasteve të divorceve në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, për ekspertët janë një kambanë alarmi. Për avokatin Alban Daci raporti 1 me 3 i zgjidhjes së martesës është rezultat i disa faktorëve, mes të cilëve presioni ekonomik. “Familja është tronditur, por jo vetëm familja, e gjithë shoqëria. Ne kemi martesa që sapo bëjnë fëmijë e parë, çifti nuk e përballon dot presionin e njëri-tjetrit, fillojnë mosmarrëveshjet, grindjet. Kanë ndodhur edhe raste kur çiftet kanë shkuar në prag të divorcit edhe kur fëmija ka qenë ende në barkun e nënës. Shkaqet janë të ndryshme, duke filluar që te pasuria, flas për ato martesa kur bashkëshorti ka krijuar pasurinë para martese dhe aty nisin konfliktet për pasurinë”, u...
Burimi:
javanews.al