Rrezik i shtuar për përmbytje në Shkodër, IGJEO: Rritje e niveleve në të gjithë lumenjtë, borë në lartësitë mbi 600 metra

Rrezik i shtuar për përmbytje në Shkodër, IGJEO: Rritje e niveleve në të gjithë lumenjtë, borë në lartësitë mbi 600 metra

Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, pavarësisht se ka një reduktim të intensitetit të reshjeve. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheut. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, jo vetëm këtë të shtunë por edhe të dielën, pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, në vazhdim të ditës së shtunë dhe të diel, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen,...