Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe rrezikut të lartë të ortekëve. Ndërkohë u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin këtë segment. Njoftimi i plotë Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur. Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës....