Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrugë të bllokuara, akse të paaksesueshme dhe banesa të izoluara vijojnë të jenë problematikat kryesore në disa bashki të qarkut Gjirokastër, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit. Edhe pse situata e përgjithshme po shkon drejt normalizimit dhe moti është i kthjellët, në terren mbeten zona ku qarkullimi është i pamundur dhe ndërhyrja e mjeteve të rënda vështirësohet nga terreni i paqëndrueshëm. Megjithatë, në disa bashki vijojnë problematika të lidhura me rrëshqitjet e dherave dhe bllokimin e rrugëve. Bashkia Gjirokastër Rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar. Edhe gjatë ditës së sotme, kontraktori dhe Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër do të vazhdojnë punën për hapjen e saj. Nga Bashkia Gjirokastër do të vijojë puna për largimin e inerteve...