Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe gurëve që kanë bllokuar të dyja drejtimet e e qarkullimit në vendin e quajtur Dragostunjë. Policia Rrugore e Elbasanit ndodhet në vendngjarje sipas njoftimit zyrtar dhe po bashkëpunon me firmën kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim pastrimin e sa më shpejtë të akseve dhe rifillimin e qarkullimit. Nga ana tjetër, u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks rrugor deri në përmirësimin e kushteve.
Burimi:
opinion.al