Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata
Qeveria shqiptare ka hedhur një hap të ri në formalizimin dhe rritjen e standardeve të turizmit elitar në vend. Përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave të miratuar së fundmi, i cili me botimin në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi zyrtarisht, është zbardhur modeli tip i marrëveshjes që do të lidhet mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) dhe investitorëve strategjikë për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve apo lumenjve si stacione plazhi. Ky dokument i ri ligjor vendos një standard të panjohur më parë për menaxhimin e hapësirave publike nga subjektet private, duke u fokusuar fort te siguria e pushuesve, mbrojtja e mjedisit dhe garantimi i të ardhurave për pushtetin lokal. Të ardhurat shkojnë për Bashkitë Ndonëse kontrata nënshkruhet me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, përfituesit...
Burimi:
javanews.al