Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po kalon një fazë të re maturimi, ku blerësit dhe investitorët janë gjithnjë e më të orientuar drejt projekteve që ofrojnë më shumë shërbime, duke kërkuar cilësi jetese, lokacion strategjik dhe potencial të matshëm të rritjes së vlerës në kohë.Në këtë kontekst, Rolling Hills Liqeni po pozicionohet si një nga zhvillimet më të diferencuara në zonën jug-lindore të qytetit, duke sjellë një kombinim unik të aksesit urban, natyrës dhe një koncepti të integruar jetese. Ajo që e vendos këtë projekt në qendër të vëmendjes së tregut nuk është vetëm vizioni, por një tregues konkret: rritja e vlerës së pronës deri në 35% gjatë tre viteve të fundit.Kjo rritje nuk është diktuar vetëm nga trendi i përgjithshëm i tregut...