Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Rolling Hills Liqeni, drejt finalizimit faza e parë e projektit
Punimet për realizimin e fazës së parë të projektit Rolling Hills Liqeni po avancojnë me ritme të qëndrueshme dhe njësitë e para pritet t’u dorëzohen banorëve brenda vitit të ardhshëm. Aktualisht, disa prej njësive janë në fazën e ndërtimit të karabinasë, ndërsa të tjerat i janë afruar përfundimit të rifiniturave. Ndërkohë, Piazza po përmbyll fazën e karabinasë dhe vijon me punimet për ndarjet e brendshme dhe sistemimet përreth. Shumë shpejt pritet të nisin edhe punimet e fazës së dytë të projektit, duke sjellë më pranë realitetit një nga projektet më moderne në periferi të kryeqytetit. Pozicionuar në kodrat e liqenit të Farkës, vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës, Rolling Hills Liqeni është alternativa ideale për ata që kërkojnë qetësi, pa sakrifikuar komoditetin dhe aksesin...