Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

Nëse një qytetar planifikon apo kërkon të shesë apartamentin në rrethe dhe kërkon të përfitojë nga tatimi i reduktuar në 5%, nëse e bën rivlerësimin nëpërmjet Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, jo përmes një eksperti privat të licencuar, sipas sqarimit të Ministrisë së Financave, llogaritja e vlerës së pronës do t’i bëhet me çmimet e referencës të miratuara në 2016. Ndërsa në rast se rivlerësimi do të bëhet me një ekspert të licencuar, sipas Ministrisë së Financave do të bëhet sipas çmimeve të vlerës së tregut. Për rrjedhojë, për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, për 60 bashkitë procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nëpërmjet çmimeve të referencës konsiderohet i paleverdishëm, pasi përdoren çmimet e referencës të miratuara që në vitin 2016, që janë...